Kontestohet zgjedhja e Lulzim Rafunës në krye të Odës Ekonomike, rasti dërgohet në Prokurori dhe AKK

Kryesuesi i ri i Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës, Sami Mazreku e ka dërguar rastin e zgjedhjes së kryetarit të ri të Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna në Prokurori, Agjencinë Anti Korrupsion dhe në Inspektoratin e Punës.

Gazeta Blic ka siguruar këto shkresa të kryetarit të Kuvendit të Odës, Sami Mazreku.

Reklama e sponzorizuar

Në këto shkresa, Mazreku pretendon se Lulzim Rafuna është zgjedhur në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Madje, ai pretendon se zgjedhja e Rafunës në krye të OEK-ut është në konflikt të pastër të interesit.

“Sipas vlerësimeve preliminare të Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës, po ju drejtohem me këtë njoftim për inicimin e rastit pranë Agjencisë Anti Korrupsion për vlerësim të konfliktit të mundshëm të interesit lidhur me zgjedhjen e Lulzim Rafunës në detyrën e Kryetarit të OEK”, thuhet ndër të tjera në letrën që Mazreku ia ka dërguar kryeprokurit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi.

Në vazhdim Gazeta Blic ja u sjell të plotë dosjen që Kryetari i i Kuvendit të OEK-ut, Sami Mazreku ia ka dërguar Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Agjencisë Anti Korrupsion dhe Inspektoratit të Punës:

 

 

 

 

Shkresa që Mazreku ia ka dërguar drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsion, Yll Buleshkaj:

 

 

 

 

Në vazhdim e gjeni komplet dosjen e siguruar nga Gazeta Blic: