Në Infektivë janë të shtrirë 58 pacientë me COVID-19, një në gjendje kritike

Në Klinikën Infektive në QKUK, sot, janë të hospitalizuar 78 raste, e prej tyre të sëmurë me COVID-19 janë gjithsej 58 raste.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se 33 prej tyre janë në gjendje stabile.

Sipas tij, 24 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, kurse dy prej tyre në gjendje më të rëndë. Një pacient tjetër është në gjendje kritike për jetën.

Reklama e sponzorizuar

“Jemi në pritje te rezultateve për 20 raste. Sot lirohet 1 rast me COVID-19 pozitiv në gjendje stabile në vetizolim në shtëpi”, tha Hoti.