Një fëmijë është nxjerrë pa shenja jete nga një pus në fshatin Milloshevë të martën pasdite, ndërsa janë duke vazhduar kërkimet për një tjetër fëmijë që dyshohet të ketë rënë po ashtu në atë pus.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se fëmija i vdekur ishte i moshës rreth 10-12 vjeçar.
“Me datë 16.06.2020 rreth orës 15:00, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Milloshevë dyshohet se dy fëmijë kanë rënë në një pus. Policia me njësitet e saj ka dal në vendin e ngjarjes, si dhe ka njoftuar ekipet e emergjencës. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e një fëmije rreth 10/12 vjeçar i nxjerrë nga pusi. Po ashtu janë njoftuar ekipet e kërkim shpëtimit për nxjerrjen edhe të një fëmije tjetër i cili dyshohet të ketë rënë në pus/ujë”, thuhet në përgjigjen e Policisë për KOHËN.