OAK kërkon përkrahje nga partitë në Kuvend për tejkalimin e krizës

Mundësitë për përkrahje lidhur me problemet e bizneseve, finalizimi i pakos e rimëkëmbjes, ofrimi i përkrahjes në ndryshim plotësimin e ligjeve të cilat janë aktualisht në proces, krijimi i ofertave për investitorët, krijimi i arkës patriot, ofertat strategjike në bujqësi, mbrojtja dhe orientimi i bizneseve, ligji për investime strategjike, iniciimi i sigurimeve shëndetësore dhe sigurimit në punë ishin disa nga çështjet që u ngritën në takimin e përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti me bashkëpunëtorë.

Në kuadër të takimeve që OAK është duke realizuar me kryetarët e partive politike, në takimin me Kurti u theksua rëndësia e bashkëpunimit reciprok për përkrahje në tejkalim të gjendjes së rëndë me të cilën janë duke u ballafaquar bizneset si rezultat i pandemisë.

Gjatë këtij takimi përfaqësues nga Oda e Afarizimit theksuan emergjencën e finalizimit sa më parë të pakos së rimëkëmbjes në mënyrë që bizneset të kenë mundësi që të mbijetojnë, mbajnë në punë punëtorët dhe sigurimin e kapitalit për ruajtje të likuiditetit.

Reklama e sponzorizuar

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti falënderoi përfaqësuesit e kësaj ode për takimin dhe çështjet që u ngritën, duke u shprehur i hapur për bashkëpunim në ndryshimin e praktikave dhe qasjes ndaj bizneseve.

Kurti veçoi rëndësinë e diagnostifikimit të problemeve ekonomike dhe premtoi përkrahje për ligjet në kuvend në plotësim ndryshimin e tyre në mënyrë që ato të jenë të aplikueshme dhe përshtatshme për rrethanat në të cilat operojmë, transmeton Klan Kosova.