Serbia po planifikon të tërheqë termocentralet e saj me qymyr

Ndërmarrja shtetërore energjetike e Serbisë, EPS, është duke planifikuar që të tërheq termocentralet e saj të thëngjillit Morava dhe Kolubara A nga prodhimi i energjisë elektrike nga viti 2023, dhe t’i shëndrroj ato në termocentrale me gaz natyror.

Lajmin e ka bërë të ditur News Serbia Energy, ku është raportuar se si pjesë e procesit të dekarbonizimit, EPS tha se do të përdor gazin natyror si një zgjidhje tranzicionale.

Reklama e sponzorizuar

Tutje, është thënë se infrastruktura egzistuese në këto termocentrale mund të përdoret në mënyrë efiçente dhe pothuajse mund të arrihet nivel i njëjtë i gjenerimit të energjisë elektrike.

Deri më tani, EPS ka lansuar një tender për përgatitjen e një studimi fizibiliteti dhe një dizajn preliminar të termocentralit të gazit Morava me një kapacitet të instaluar prej 120MW.

Synimi është që të definohet zgjidhja tekniko-teknologjike e boilerit të ri të avullit të fituar nga djegia e gazit, për të përcaktuar planin e ndërtimit dhe për të përcaktuar koston e projektit.

Prezantimi gradual i gazit natyror në gjenerimin e energjisë elektrike mundëson mundësinë më të lehtë për të tejkaluar periudhën e tranzicionit deri në shëndrrimin e plotë të prodhimit të energjisë elektrike nga burmit e ripërtëritshme të energjisë.

Deri kur të sigurohet dekarbonizimi i plotë, ndërtimi i një numri më të madh të njësive të gazit mund të pritet në lokacionet që aktualisht kanë termocentrale të thëngjillit.