Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur shqetësimin në lidhje me përhapjen e koronavirusit pas lehtësimit të masave në disa shtete.
OBSH-ja ka bërë të ditur se disa shtete po përballen me valën ose pikun e dytë të pandemisë, transmeton KOHA.
Sipas OBSH-së, rritja e madhe e numrit të infektimeve të reja po bëhet për shkak të përzierjes së njerëzve dhe mos respektimit të distancës sociale.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka porositur që vaksina kundër koronavirusit të shpërndahet mes shteteve sapo të jetë krijuar.