Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe ambasadori britanik, Nicholas Abbot janë pajtuar se duhet transparencë më e madhe dhe meritokraci në procesin e rekrutimit të anëtarëve të rinj, në agjencitë dhe ndërmarrjet që janë në kuadër të Kuvendit të Kosovës dhe të institucioneve të tjera në nivel të vendit.
Kjo ka qenë një nga temat e takimit të tyre të marten.
Gjatë takimit, sipas njoftimit për media të kryekuvendares është diskutuar edhe për çështjet aktuale politike, posaçërisht dialogun dhe rolin e Kuvendit në këtë proces.
“Kryetarja Osmani ka riaktualizuar kërkesën dhe nevojën për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Ambasadës britanike”, shkruhet në njoftim.