Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka mbajtur takimin e parë me grupin e ekspertëve për vettingun.
Selimi tha se është e rëndësishme që ky proces të bashkëdyzohet me zyrtarë të ShBA-së dhe të BE-së.
Mes tjerash Selimi tha se takimet që kanë pasur me Këshillin Gjyqësor dhe atë Prokurorial, ka marrë mbështetjen e tyre për punë të përbashkët në këtë drejtim krejt kjo me qëllim që të krijohet një sistemi llogaridhënies.
“Ne diskutuam gjere e gjatë me ta dhe në këtë diskutim e pamë punën që kanë bërë ata dhe diskutuam edhe disa çështje tjera specifike që lidhen me çështjen e vettingut. Ne qëndrojmë për gjithë përfshirje sepse çdo ekspert është i mirëseardhur”.
“Është e rëndësishme që ky proces të bashkëdyzohet me zyrtarë të tjerë si ShBA-së dhe BE-së. Gjatë takimeve të mija me këshillin prokuroial dhe gjyqësor ata kanë treguar një vullnet që të kenë pjesë e propozimit për të treguar se si të jetë sistemi i llogaridhënies”.
“Çdo tendencë për t’i përdorur këto shprehje për të arritur një grusht vota është gabim sepse neve na duhet siguri juridike”, ka thënë Selimi.
Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka thënë se si Qeveri janë të interesuar që ky proces i reformës në drejtësi të ndodhë, raporton EO.
“Ne sot kishim një takim me grupin e ekspertëve që ka angazhuar Qeveria e kaluar. Ne si Qeveri ne jemi të angazhuar që procesi i reformës në drejtësi të ndodhë dhe të ketë hapa konkret në fuqizimin e sundimit të ligjit. Ne kemi vlerësim maksimal për punën që ka bërë ky grup”.
“Është e rëndësishme përkushtimi jonë qe kjo qeveri do të merr hapa konkret për të vendosur në binar të duhur të gjitha problemet që është ballafaquar sistemi drejtësisë në Kosovë”.
Selmanaj ka thënë që ideja është që puna e grupit të vazhdojë, por të kompletohet me hisedarë të tjerë.
“Qëndrim i Qeverisë që grupi që është themeluar të vazhdojë me punën e vet në përzgjedhjen e modelit, por qëndrimi jonë është të vazhdojë punën, por të kompletohet me hisedarë të tjerë si ata ndërkombëtarë por edhe institucione tjera të vendit”, ka thënë Selmanaj.