Qeveria në detyrë Kurti thirr mbledhje një orë para seancës ku mund të ndërrohet me qeverinë Hoti

Për sot në orën 11:00 është paralajmëruar nisja e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit për votimin e qeverisë Hoti, e nëse do të marrë votat e mjaftueshme, 61, do të zëvendësojë atë në detyrë Kurti.

Por deri sa të ndodhë kjo, qeveria në detyrë Kurti ka paralajmëruar vazhdim të rregullt të punës.

Reklama e sponzorizuar

Kështu, sipas njoftimit nga Kryeministria, qeveria në detyrë Kurti, nga ora 10:00 do të mbajë mbledhjen e rregullt. Mbledhja do të mbahet në ndërtesën e qeverisë.