Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Kosovë, të hënën, do të takohet me udhëheqësit e vendit si dhe me liderët e disa partive.
Sipas agjendës së tij, të cilën e ka siguruar KOHA, vizitën do ta fillojë me takimin me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn. Përpos tij, ai më vonë do të takohet edhe me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën dhe atë të PDK-së, Kadri Veselin.
Ndërkohë, në këtë agjendë janë përfshirë edhe takimet me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Avdullah Hoti dhe kryekuvendaren, Vjosa Osmani.
Takimi me Thaçin është paraparë për 18:50, pak para fjalimit të presidentit lidhur me aktakuzën nga Prokurori Special në Hagë.