Reshjet e borës, Ministria e Infrastrukturës thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme

Përkundër reshjeve të borës që kanë filluar nga dita e djeshme, Ministria e Infrastrukturës deklaron se të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur shefi i Departamentit të Mirëmbajtjes së Rrugëve në MI, Gëzim Osmani duke shtuar se kompanitë kanë intervenuar gjatë gjithë kohës.

Reklama e sponzorizuar

“Të gjitha rrugët janë të kalueshme. Kompanitë kanë intervenuar gjatë gjithë kohës ne pastrim të rrugëve për përmasimin e gjendjes së rrugëve”, tha Osmani.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se java e dytë e muajit shkurt do të karakterizohet me mot relativisht të qëndrueshëm, përjashtuar dy ditët e para të javës, ku parashihen reshje shiu dhe bore.

IHK njofton se nga e mërkura temperaturat do të kenë ngritje e lehtë në të dy vlerat.

Minimalet parashihen të ulen deri -3 gradë, kurse maksimalet parashihen të arrijnë deri 11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s.