Rama në Prishtinë shkaku i aktakuzës së Speciales

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka sqaruar se në Kosovë ka ardhur për të mësuar më shumë pas aktakuzës në Speciale, ndaj kryetarit të vendit, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

“Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrugëse speciale, që do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë, e cila praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur veç në epokat e sundimeve ideologjike a pata tyre!”, ka shkruar Rama në “Twitter”.

Vizitën në Kosovë, kryeministri i Shqipërisë e ka nisur me takimin e kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj.

Reklama e sponzorizuar

Rama i shoqëruar në këtë takim është me ministrin në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Gent Cakaj.