Rritet numri i rasteve me COVID-19 në vendet e rajonit

Është rritur ndjeshëm numri i rasteve me COVID-19 në vendet e rajonit.

Maqedonia e Veriut të shtunën ka njoftuar për 150 raste të reja me koronavirus dhe për nëntë të vdekur.

Reklama e sponzorizuar

Në Shqipëri janë konfirmuar të shtunën dy të vdekur dhe 61 raste të reja me COVID-19. Dukshëm më tepër raste të reja ka në Serbi – plot 227 në 24 orët e fundit. Edhe Serbia të shtunën ka raportuar për dy të vdekur nga pasojat e koronavirusit.

Në Kroaci janë raportuar 85 raste të reja, ndërsa numri i përgjithshëm ka arritur në 2624. Nuk është raportuar për viktima tjera.

Në Bosnjë-Hercegovinë në 24 orët e fundit janë raportuar 172 raste të reja. Ndërkohë në Slloveni janë “vetëm” 14 raste të reja me COVID-19.