Rrjeti i Shitësve me Pakicë shprehen të shqetësuar pasi thonë se diskursi politik po pamundëson rimëkëmbjen e ekonomisë vendore pas shpërthimit të Covid-19.
“Rënia e aktivitetit ekonomik krahas situatës emergjente të shëndetit publik ka dëmtuar në themele bizneset, ndërsa mungesa e konsensusit në mes të spektrit politik për të mbështetur bizneset përmes një pako stimuluese ekonomike po vë në pikëpyetje të ardhmen e këtyre kompanive”.
“Rrjeti cilëson se vonesat në zbatimin e Pakos Emergjente Fiskale dhe miratimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike po shkaktojnë dëme të pariparueshme duke vënë në rrezik vende të punës dhe subjekte ekonomike”.
Rrjeti i Shitësve me Pakicë u bën thirrje të gjitha palëve që të lënë anash dallimet dhe të fokusohen në trajtimin e çështjeve ekonomike me qëllim të garantimit të mirëqenies së qytetareve dhe mbarëvajtjes ekonomike.