Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, gjatë 24 orëve të kaluara në Shtetet e Bashkuara janë regjistruar 36,151 raste të koronavirusit.
Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i personave të prekur nga virusi i ri në vendin e parë në botë për shifrën e infektimeve dhe vdekjeve shkoi në 2,346,937 persona.
Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 831 të vdekur dhe shifra e përgjithshme e viktimave të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara shkoi në 121,224, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.
Në këto shifra përfshihen rastet nga 50 shtetet e ShBA-së, Distrikti i Kolumbisë dhe rastet e personave të riatdhesuar.
Shtetet e Bashkuara ndodhen bindshëm në vendin e parë në botë, si për numrin e infektimeve, ashtu edhe për shifrën e viktimave.
Katër shtete të Shteteve të Bashkuara kanë shënuar shifër rekorde të rasteve, ndërsa në Uashington është bërë e detyrueshme vendosja e maskave për shkak të rritjes së numrit të infektimeve.