Sot votohet për shkarkimin e Osmanit nga pozitat në LDK

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, sot ka propozuar që të shkarkohet Vjosa Osmani nga pozita e nënkryetares së partisë.

Sipas letrës së dërguar Këshillit të Përgjithshëm, votimi për shkarkimin e Vjosa Osmanit pritet të përfundojë sot në ora 19:00, njofton Klan Kosova.

Mirëpo kryeministri Avdullah Hoti që mund t’ia zërë vendin Vjosa Osmanit, është duke zhvilluar një vizitë në malet e Rugovës i shoqëruar me disa bashkëpartiakë.

Reklama e sponzorizuar

Në disa fotografi që ka postuar në llogarinë e tij në Facebook, Avdullah Hoti shihet së bashku me Gazmend Muhaxherin, Driton Selmanajn, Besian Mustafën dhe të tjerë.