Taksa dixhitale- Italia e angazhuar për një marrëveshje globale deri në fund të vitit 2020

Italia është ende e angazhuar për një marrëveshje të përbashkët globale mbi taksën për shërbimet dixhitale, pasi Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga bisedimet, deklaroi ministri italian i Ekonomisë Roberto Gualtieri.

“Megjithë emergjencën e Covid-19, ne jemi të vendosur të gjejmë një zgjidhje deri në fund të vitit 2020 duke punuar me Francën, Spanjën dhe Mbretërinë e Bashkuar, siç u vendos nga G20,” shkroi Gualtieri në Twitter.

Të mërkurën, Uashingtoni tha se po tërhiqej nga negociatat me vendet europiane mbi rregullat e reja ndërkombëtare të taksave për kompanitë dixhitale, duke thënë se bisedimet nuk kishin bërë përparime.

Reklama e sponzorizuar

Komisioneri i Ekonomisë në Bashkimin Europian, Paolo Gentiloni e bëri të qartë këtë të enjte se blloku është i gatshëm për të ndërmarrë veprime të pavarura për këtë çështje, të cilët përfshijnë gjigantët e teknologjisë si Google, Amazon dhe Facebook./Reuters