Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu e ka riaktivizuar Planin e Reagimit Kombëtar.
Sipas njoftimit të MPB-së, Veliu gjithashtu ka ndryshuar përbërjen e Grupit ndër institucional për Menaxhimin e Incidenteve.
“Ky vendim i ministrit Veliu ka për qëllim që të koordinojë të gjitha veprimet institucionale sa i përket menaxhimit të situatës me Covid 19. Grupi ndër institucional me ndryshimet e bëra do t’i kryej detyrat dhe përgjegjësitë e veta duke u bazuar në ligjin për Mbrojtjen nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë e tjera sipas Planit të Reagimit Kombëtar dhe legjislacionit përkatës”, thuhet në njoftim.
Me vendimin e ri, Veliu ka shfuqizuar vendimin paraprak të Xhelal Sveçlës.