Priten humbje të mëdha në drithëra

Ministri ukrainas i Bujqësisë, Mykola Solsky deklaroi se priten humbje të mëdha në të korrat, gjatë bisedimeve me homologët e tij të G7-ës, në Shtutgart.

Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës ka nxitur frikën e mungesës së ushqimit në mbarë botën, pasi vendi është një nga prodhuesit më të rëndësishëm të grurit dhe furnizuesit kryesor të misrit në botë.

Reklama e sponzorizuar

Lufta ka shkaktuar rritjen masive të çmimeve të grurit, që ka ndikuar veçanërisht në vendet në zhvillim, përcjell Albinfo.ch.

Ministri gjerman i Bujqësisë, Cem Ozdemir, akuzoi Rusinë se po përdor urinë si armë duke bllokuar eksportet ukrainase të grurit.
”Lufta e Putinit ishte kryesisht mashtruese, pasi Ukraina luan një rol të rëndësishëm në zinxhirin global ushqimor”, tha Ozdemir, transmeton Dpa, duke vënë në dukje se gjysma e grurit të përdorur në ndihmën e Programit Botëror të Ushqimit vinte nga Ukraina.

”Mungesa e grurit dhe rritja e çmimeve ishin një strategji e qëllimshme ushtarake”, shtoi ai.
”Një total prej 25 milionë tonë drithëra janë aktualisht të bllokuara në portet e Ukrainës, kryesisht në Odesa”, njoftoi dje ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Aktualisht, Gjermania mban presidencën e G7-ës, ku përfshihen edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Japonia.
Ukraina është ftuar për të marrë pjesë në takimet e këtij viti.