Zyra e BE-së në Kosovë ka konfirmuar për KOHË-n se nesër (sot) në Prishtinë do të jetë i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, me ç’rast do të sjellë datat për rifillimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun, Richard Grenell, dje ka konfirmuar se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të rinisë më 27 qershor në Washington.
Këtë veprim të SHBA-së nuk e ka komentuar Zyra e BE-së në Kosovë.
“Ne nuk i komentojmë aktivitet e të tjerëve. Lajçaku do të jetë në Prishtinë nesër për të diskutuar modalitetet dhe ai sjell datat e rifillimit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, një proces i cili ka dhënë rezultate reale për njerëzit në Kosovë që kur kishte nisur”, ka thënë për KOHË-n zëdhënësja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Dinka Zivalj.