​Tahiri: Zona Ekonomike e Llapit do të jetë prioritet kyç i Qeverisë

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri, ka vizituar Komunën e Podujevës, ku nga atje premtoi se Zona Ekonomike e Llapit do të jetë prioritet kyç i Qeverisë së Kosovës dhe i tij personalisht për të shtyrë përpara zhvillimin ekonomik lokal.

Përmes një statusi në Facebook, Tahiri ka thënë se në këtë takim ka theksuar se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për finalizimin e projekteve infrastrukturore të nisura më parë në Komunën e Podujevës më konkretisht magjistralen Prishtinë-Podujevë.

“Gjithashtu u dakorduam që të mbështesim bizneset e Podujevës me programin e Rimkëmbjës Ekonomike, pasi që shtylla e zhvillimit ekonomik të kësaj zone bazohet pikërisht në sektorin privat. Më këtë rast u zotova se si Zëvendëskryeministër do t’i adresojë të gjitha çështjet kruciale me të cilat do t’i krijojmë mekanizmat për përfundimin në afatin më optimal të këtyre projekteve”, ka shkruar ai.

Reklama e sponzorizuar