1 i vdekur dhe 5 të plagosur me armë zjarri në Lipjan

1 person ka vdekur dhe 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një plagosjeje që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Hallah të Lipjanit.

Zëdhënësja e Policisë në Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për KOHËN se incidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

“Sot rreth orës 07:00, policia ka marrë informacionin për një plagosje me armë zjarri në fshatin Hallaq i madh të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë plagosur 6 persona, prej tyre një person nuk mundur t’u përballoj plagëve të mara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK”, njoftoi Ahmeti.

Reklama e sponzorizuar

Sipas saj, aktualisht hetuesit policorë janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.