10 pacientë në Spitalin e Pejës në gjendje shumë të rëndë, 6 mjekë të infektuar me koronavirus

Aktualisht në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 65 pacientë, derisa 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Sipas raportit të spitalit, 31 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa të tjerët janë në gjendje më stabile.

Reklama e sponzorizuar

10 pacientë me COVID-19 janë shëruar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Nga personali i spitalit 6 mjekë, 15 infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimit teknik janë të infektuar me koronavirus.

“Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 180 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë. Nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Kanë qenë 9 lindje, 8 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 9 foshnje, 7 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore”, thuhet në njoftimin e spitalit.