10 profesione që nuk kanë nevojë për diplomë universitare sipas LinkedIn

Pandemia e koronavirusit ka pasur një ndikim të thellë në tregun global të punës, sipas të thënave të mbledhura nga LinkedIn. Kriza ekonomike ka detyruar shumë kompani të shkurtojnë vendet e punës apo të ngadalësojnë punësimet e reja në pjesën më të madhe.

Një raport i Organizatës Ndërkombëtare të Punës të Kombeve të Bashkuara vlerëson se numri i orëve të punës të humbura në tremujorin e dytë 2020 duhet të jetë ekuivalenti i 400 milionë vendeve të punës me kohë të plotë.

Kjo do të thotë se kërkimi i pozicioneve nga punëdhënësit dhe rikualifikimi profesional në përputhje me rrethanat janë ndër zgjidhjet potenciale për të qenë në avantazh në këtë klimë konkurrueshmërie.

Reklama e sponzorizuar

Në Britaninë e Madhe, për shembull, LinkedIn tha se tregu i punës është aktualisht tre herë më konkurrues se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Josh Graff, ‘country manager’ i LinkedIn në Britaninë e Madhe tha për “Squawk Box Europe” të CNBC se Britania po përballet “me tregun më të ashpër të punës në një gjeneratë” për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga COVID-19.

Në një raport të publikuar të mërkurën, LinkedIn identifikoi pozicionet më të kërkuara në ekonominë globale, duke analizuar të dhënat e vendeve të punës të publikuara në platformë.

Rrjeti profesional social tha se këto pozicione kanë numrin më të madh të ofertave. Ato kanë parë edhe një rritje të qëndrueshme në katër vitet e fundit.

Ndër të tjera, profesionet në fjalë kanë një pagë të barabartë ose më të lartë se paga e jetesës. Kurset e trajnimit për këto role ishin të aksesueshme edhe nga personat pa një diplomë universitare dhe se në këto profesione ishin të angazhuar edhe njerëz pa arsim të lartë.

“Mendoj se e bukura e këtyre punëve është se nuk kanë domosdoshmërisht nevojë për një diplomë universitare, ju mund t’i mësoni aftësitë për të cilat keni nevojë, online” tha Graff. Megjithatë, ai theksoi se shkolla e lartë luan ende “një rol të rëndësishëm”.

*Vicky McKeever
Burimi: CNBC