Ditë rekorde me raste të reja me koronavirus është shënuar të shtunën e 4 korrikut në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se në këtë ditë janë regjistruar 178 raste të reja me COVID-19.
Ky rezultat ka dalë nga 346 mostra të marra nga Klinika Infektive.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka arritur në 3.356. Të shtunën janë shëruar 50 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 1874.









