22 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

301 pacientë me COVID-19 janë të shtrirë në klinikat e QKUK-së dhe në shtatë spitalet publike që janë nën menaxhimit e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Kjo është bërë e ditur të shtunën pasdite. Në QKUK janë të shtrirë 186 pacientë, ndërsa në spitalet e përgjithshme 115 të tjerë.

22 prej pacientëve me COVID-19 janë në gjendje të rënduar, në përkujdesje intensive. Sipas njoftimit, në oksigjenoterapi janë 184 pacientë.

Reklama e sponzorizuar

Në ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i të prekurve nga koronavirusi. Madje në tri ditët e fundit numri i të infektuarve ishte mbi 200 për ditë.

Kjo ka bërë që të diskutohet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend.