Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 70 pacientë me Covid-19.
29 pacientë janë në Oksigjeno- terapi, 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.
Bëhet e ditur se nga personeli i Spitalit 5 mjekë, 11 Infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimit teknik janë të infektuar me koronavirus.
Gjatë 24 orët e fundit në këtë spital, 163 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
“Nga këta 24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Kanë qenë 5 lindje, 3 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje 3 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore..
Gjatë kësaj kohe atje janë kryer 7 operacione, ndërsa 172 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,360 analiza”, njofton ky spital.