Administrata Tatimore bën thirrje për deklarimin dhe pagesën e tatimit

Administrata Tatimore e Kosovës

Administrata Tatimore e Kosovës rikujton të gjithë personat fizikë jo afarist, personat fizikë afarist dhe personat juridikë, se janë të detyruar të deklarojnë dhe të paguajnë tatimet dhe Kontributet Pensionale në mënyrë reale dhe në kohë, ashtu siç është përcaktuar me legjislacionin tatimor.

Me qëllim të zbatimit të Vendimit 01/07 dhe 01/09 të Qeverisë së Kosovës, si dhe vendimit të Ministrit të Financave dhe Transfereve për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me COVID-19, Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar për zgjatjen e afatit për deklarimin dhe pagesën e detyrimeve tatimore dhe kontributeve pensionale për periudhën tremujore, gjegjësisht tremujori i parë 2020 me formularët tatimor IS, IL, QS dhe QL deri më 30 qershor 2020.

“Deri më tani, jo të gjitha bizneset e obliguara kanë deklaruar dhe paguar këto detyrime tatimore, andaj ATK u bënë thirrje që sa më parë të deklaroni dhe paguani me qëllim që të përmbushni të gjitha detyrimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor. Po ashtu, ju njoftojmë se tanimë kemi hyrë në afatin për deklarimin nga të njëjtat biznese për periudhën tremujori i dytë 2020, ku përmbushja e detyrimit tatimor duhet të bëhet deri me datë 15 korrik 2020”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Reklama e sponzorizuar