Situata e rëndë që po kalon Kosova në luftën anti-Covid 19 ka sjellë që spitalet e vendit të tejmbushjen me pacient në gjendje të rënduar shëndetësore.
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka bërë publik lajmin se Aeroporti i Vjetër i Prishtinës do të kthehet në qendër spitalore portative për të trajtuar të infektuarit me Covid 19.
“Jemi në analizim se çfarë mund të shfrytëzojmë si institucione publike. E kemi pjesën e vjetër të Aeroportit të Prishtinës, Qendrën ‘1 Tetori’, e kemi mundësi shfrytëzimi Qendrën e Trajnimeve dhe Panaireve, që lidhet me Obiliqin, është Qendra Inovative në Prizren, po ashtu Aeroporti i ri i Gjakovës. I kem këto pika për të cilat ekspertët tanë janë duke shikuar se sa shpejt mund të vihen në funksion”, citon Syri ministrin Zemaj
Në vijim të informacionit janë publikuar foto se si mund te duket Aeroporti i Prishtinës I tejmbushur me shtretër spitalorë.