Ambasadori gjerman e mirëpret reagimin e Hotit: Kopjet e Al Capone-ve nuk mund të mbizotërojnë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka mirëpritur një reagim të Kryeministrit Avdullh Hoti lidhur me përdorimin e gjuhës së vrazhdë në diskursin publik.

“Faleminderit Avdullah Hoti që keni folur qartazi kundër kërcënimeve dhe fyerjeve personale”, ka thënë Heldt, transmeton Klan Kosova.

Reklama e sponzorizuar

“Përfaqësuesit politikë janë largpamës dhe për këtë arsye duhet përgjegjshmëri në diskursin publik. Kopjet e Al Capone-ve me këtë gjuhë më kthejnë mua në të kaluarën e errët të vendit tim e cila s’mund të mbizotërojë”.,