Arben Çitaku është ricaktuar në pozitën e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Sipas ministrit Skender Reçica, kjo pozitë ka qenë vakante.
Ricaktimi i tij është bërë i ditur gjatë mbledhjes së 15-të të Qeverisë, të mërkurën.