Këshilli i Bashkimit Europian miratoi një rekomandim për të hequr kufizimet e përkohshme për udhëtimet në BE për qytetarët e 15 vendeve të botës, përfshirë Serbinë, por paralajmëroi gjithashtu se zbatimi i kësaj rekomandimi është ekskluzivisht në kompetencën e shteteve anëtare.
Këshilli i BE-së thekson që rekomandimi nuk ka karakter juridik, dhe se vendet anëtare janë “përgjegjëse për zbatimin e përmbajtjes së rekomandimit”, që praktikisht do të thotë që qytetarëve të 15 vendeve në listë nuk lejohen automatikisht të hyjnë në të gjitha vendet anëtare të BE-së në të njëjtat kushte, raporton agjencia e lajmeve serbe, Tanug.
Në anën tjetër një autobus nga Kosova që po shkonte në Zvicër ishte kthyer mbrapa nga autoritetet e rendit në Slloveni si shkak; rreziku nga përhapja e coronavirusit.