Ekonomia gjermane po rimëkëmbet ngadalë pas krizës së pandemisë

Instituti ekonomik, Ifo, ka thënë të mërkurën se ekonomia e Gjermanisë do të rimëkëmbet në mënyrë graduale pas rënies historike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Sipas këtij instituti, ekonomia gjermane pritet të kthehet në nivelin e vitit të kaluar në fund të vitit të ardhshëm, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Reklama e sponzorizuar

Instituti Ifo pret që prodhimi vendor të tkurret për 11.9 për qind gjatë çerekut të dytë të vitit, krahasuar me periudhën janar-mars, ndërsa do të rritet për 6.9 për qind në çerekun e tretë dhe 3.8 për qind në çerekun e katërt.

“Nga tash e tutje, gjërat janë duke u përmirësuar gradualisht përsëri”, tha ky institut, por shtoi se situata është e paqartë për shkak të pandemisë dhe reagimit politik ndaj saj.

Ky institut vlerësoi se ekonomia e Gjermanisë këtë vit do të tkurret për 6.7 për qind, ndërsa do të rritet për 6.4 për qind në vitin 2021.