Beogradi shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Sapo është shpallur një gjendje e jashtëzakonshme në kryeqytetin serb, Beograd.

Kryetari i Beogradit, Zoran Radojiçiq, njoftoi se kjo vjen për shkak të situatës së përkeqësuar epidemiologjike të shkaktuar nga koronavirusi.

Ndërkohë vendimi për tri masa të reja pritet të merret sot.

Reklama e sponzorizuar

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, mbrëmë njoftoi për disa nga masat që kanë nisur të zbatohen nga sot.

Klubet e natës do të mbyllen për dy javë – nga 11 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit.