Biden premton ta përmbysë vendimin e Trumpit për tërheqjen nga OBSH-ja

Democratic presidential candidate former Vice President Joe Biden speaks about the coronavirus Thursday, March 12, 2020, in Wilmington, De. (AP Photo/Matt Rourke)

Kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Joe Biden, ka thënë se do ta kthejë mbrapsht vendimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për tërheqje nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), nëse fiton zgjedhjet në nëntor.

Trump formalisht ka nisur të martën tërheqjen nga OBSH-ja, pasi kishte paralajmëruar këtë lëvizje që nga maji. Ai ka thënë se OBSH-ja ka qenë nën kontroll të Kinës gjatë krizës së koronavirusit. Procesi i tërheqjes mund të zgjasë së paku një vit.

Në sondazhe Trump shihet prapa Bidenit për më paku se dhjetë për qind.

Reklama e sponzorizuar

“Amerikanët janë më të sigurt kur Amerika është e angazhuar në forcim të shëndetësisë globale. Në ditën time të parë si president, unë do t’i ribashkohen OBSH-së dhe do të kthejë rolin tonë të lidershipit në skenën botërore”, ka shkruar Biden në “Twitter”.