Harta e re e punës…
Një studim i McKinsey Global Institute, i quajtur “The future of work in Europe”, shfaq një reflektim mbi ndikimin e COVID-19 te punësimi. Në thelb, ndërthurja e automatizimit me ngrirjen e ekonomisë ‘do të djegë’ shumë vende pune dhe do të përshpejtojë procesin e krijimit të figurave të reja profesionale. Kohërat e dy proceseve, duke udhëtuar me shpejtësi të ndryshme, do të sjellin një tkurrje të ofertës për punë për disa sektorë, një mungesë profilesh profesionale të nevojshme në kompani dhe përqendrimin gjeografik të punës.
Nga një anë, pasojat tek punësimi nga COVID-19 mund të përshpejtojnë tranzicionin e forcës së punës drejt punëve të reja me aftësi të ndryshme për shumë. Në anën tjetër, kriza mund të përshpejtojë pabarazitë ekzistuese në mesin e vendeve europiane, mes punonjësve dhe rajoneve më të arsimuar dhe atyre më pak të arsimuar, si dhe mes të rinjve. Në praktikë, një qark i shkurtër i precedentë në shekullin XX.
Harta e re e punësimit. U analizuan 1095 tregje lokale të punës në të gjithë Europën, duke përfshirë 285 zona metropolitane. Këto tregje u rigrupuan në 13 cluster, të cilat dhe ato, nga ana e tyre, u ndanë në tre grupe… Qendrat (hub) me rritje dinamike, ekonomi të qëndrueshme dhe rajone në rënie.
-Qendrat me rritje dinamike përfshijnë 20% të europianëve. Kjo kategori përfshin 2 cluster me PBB më të lartë për frymë në Europë dhe kapacitete të forta në inovacion. Ato janë qytetet e mëdha të Londrës dhe Parisit, me më shumë se 10 milionë banorë secila, me një forcë të re pune, me një nivel të lartë arsimimi dhe 46 hub superstar, që kanë një seri sektorësh me rritje të lartë dhe që kanë qenë ndër rajonet me rritjen më të shpejtë në Europë. Ato përfshijë Amsterdamin, Kopenhagën, Madridin dhe Monakon.
-Ekonomitë e qëndrueshme përfshijnë 50% të europianëve. Këta cluster kishin një PBB për frymë më të lartë se mesatarja dhe tërhiqnin rezidentë të rinj. Përfshijnë 102 ekonomi që mbështeten te shërbimet me një përqindje të lartë punësimi në shërbime joteknike si shitjet me shumicë dhe pakicë; 78 qendra prodhimi me teknologji të lartë, nga të cilat 70% në Gjermani, që përqendrohen në prodhim dhe prodhojnë një numër të madh patentash të teknologjisë së lartë; 64 zona metropolitan të diversifikuara me një ndërthurje industrish dhe shërbimesh; 267 zona jometropolitane të diversifikuara dhe, në fund, 98 parajsa turistike.
-Rajonet në tkurrje përfshijnë 30% të europianëve. Popullsia në moshë pune e këtyre grupeve po reduktohet për shkak të emigracionit, plakjes ose për shkak të të dy faktorëve bashkë.
Çfarë thotë raporti? Kërkuesit vlerësojnë që deri në 59 milionë vende pune në Europë, ose 26% e totalit, janë në rrezik, në afat të shkurtër, për shkak të reduktimit të orëve të punës apo pagave, pushimeve nga puna të përkohshme ose të vazhdueshme. Ndikimi do të shpërndahet në mënyrë jo të njëtrajtshme, me diferenca të ndjeshme mes sektorëve dhe profesioneve dhe rrjedhimisht, mes grupeve demografike dhe tregjeve lokale të punës.
Popullsia europiane në moshë pune do të reduktohet me rreth 13,5 milionë ose 4% deri në fund të dekadës.
Rënia do të jetë veçanërisht e theksuar në Gjermani (thuajse 8%, ose rreth 4,0 milionë persona); në Itali (thuajse 7%, rreth 2,5 milionë persona) dhe në Poloni (9%, rreth 2,3 milionë persona).
Një javë pune e reduktuar mund të rrisë më tej presionin. Që prej vitit 2000, orët mesatare të punës çdo javë për frymë janë reduktuar më shumë se një (ose thuajse 3%) në 37,1 orë.
Cili sektor do të goditet më shumë nga papunësia post-COVID-19
Tre grupe profesionale përfaqësojnë thuajse gjysmën e gjithë punonjësve në rrezik në Europë: shërbimi për klientët dhe shitjet; shërbimet e hotelerisë dhe punësimet në ndërtesa.
Rreth 24 milionë vende pune, thuajse 50% e numrit të vendeve të punës të transferuara nëpërmjet automatizimit, janë në rrezik zhvendosjeje si për shkak të COVID edhe për shkak të automatizimit.
Roli i hub superstar. Siç kuptohet nga harta, ata që kërkojnë punë duhet të zhvendosen. Duhet të ekzistojnë të ashtuquajturit “place to be”. 48 megapolet dhe hub superstar të shënuara në hartë me ngjyrë të zezë, bojëqielli dhe blu prodhojnë 55% të patentave high-tech në BE përkundër 39% në ekonomitë e qëndrueshme dhe vetëm 6% te rajonet me tkurrje. Ato përfaqësojnë 73% të startup-eve krahasaur me 25% tek ekonomitë e qëndrueshme dhe 2% në rajonet me tkurrje. Në 29 nga këto qytete ndodhet thuajse 80% e 126 kompanive europiane të ‘Fortune Global 500’.
Ndër të tjera, në 48 qendrat në rritje ndodhen rreth 83% e të diplomuarve STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë).
Numri i europianëve në moshë pune që jetojnë e punojnë në një vend tjetër europian është dyfishuar në periudhën 2003 – 2018, nga më pak se 8 milionë (2,3% e popullsisë në moshë pune, totali) në 16 milionë (4,8%). Hub Superstar ishin magneti kryesor për rezidentët e rinj nga viti 2011 në vitin 2018, duke shtuar rreth 2 milionë njerëz.
Tregu i punës para COVID-19
Punësimi total në 27 vene të Bashkimit Europian, plus Zvicrën dhe Mbretërinë e Bashkuar, është rritur me thuajse 10% mes 2003 dhe 2018, duke arritur nivele rekord.
Në periudhën 2008 – 2018, pagat mesatare janë rritur vetëm 0,9% në vit në të gjithë Europën
Burimi: Il Sole 24 Ore