Destinacionet më të kërkuara për pushime në vitin 2021

Jeta ndryshuar në mënyrë dramatike për këdo në muajt e fundit dhe shumë aspekte familjare të jetës, të cilat më parë i merrnim për të mirëqena, tashmë janë ndërprerë. Një shembull janë udhëtimet dhe liria për të udhëtuar në mbarë botën, si për punë apo për qejf. Natyrisht, njerëzit në të gjithë botën presin me padurim se kur do të fillojnë të udhëtojnë si më parë. Por cilat janë destinacionet që njerëzit po planifikojnë të udhëtojnë ne vitin 2021? Një studim i ri tregon rezultatet…

Duke u mbështetur te të dhënat e Google, një studim i kryer nga agjencia e udhëtimeve Kuoni, ka krijuar një hartë të destinacioneve të pushimeve më të kërkuara dhe të njohura për vitin 2021, për 131 vende në të gjithë botën. Sipas studimit, vërehet se ka një kërkesë të qartë për udhëtime në të ardhmen, me Google Trends që tregon se kërkimet për “pushime në vitin 2021” janë rritur me 124% krahasuar me fundin e marsit.

Duke parë të dhënat globale, rezultatet tregojnë se Emiratet e Bashkuara Arabe është destinacioni më i kërkuar në përgjithësi në vitin 2021, ndjekur nga Katari, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës
(të gjithë në vend të dytë), ndërsa Egjipti, në vend të tretë.

Sipas kontinenteve, Maldivet janë destinacioni i parë i pushimeve për europianët, ndërsa në Azi, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kanadaja janë destinacionet më të kërkuara në Google për vitin e ardhshëm.

Reklama e sponzorizuar

Emiratet e Bashkuara Arabe është gjithashtu destinacioni më i kërkuar edhe në Afrikë, ndërkohë që Peruja është destinacioni më i klikuar për amerikanojugorët.

Për britanikët, destinacionet më të kërkuara të pushimeve për vitin 2021 janë Maldivet, Meksika dhe Bali. Amerikanët dhe kanadezët e kanë zemrën në Japoni. Mijëra dritat e Tokios, tempujt e Kiotos, pylli madhështor me bambu i Arashiyama dhe Sagano, Mali Fuji e shumë e shumë të tjera, është dëshira e atyre që jetojnë në Amerikën e Veriut, për verën e ardhshme.

Rusët shpresojnë të shkojnë në Amerikën e Jugut, në brigjet e ngrohta të Meksikës, mes xhunglave, rrënojave të majave dhe rrethinat. Australianët deshirojnë të shkojnë në Ishujt Fiji.

Italia është dëshira numër një e turqve, spanjollëve dhe arabëve. Sipas Google dhe agjencisë së udhëtimeve, Kuoni, Italia është destinacioni më i klikuar nga këto vende, që admirojnë artin, peizazhin dhe historinë. Ndërsa vendi më i klikuar nga italianët janë ishujt Maldive.

Francezët dëshirojnë të vizitojnë Belgjikën, ndërsa spanjollët duan të udhëtojnë në Itali. Njerëzit e izoluar në Portugali ëndërrojnë disa ditë pushimesh në Argjentinë.

Banorët e Republikës Çeke dëshirojnë disa ditë pushimesh në Zanzibar, ndërsa zviceranët do të shkojnë në Greqi. Finlandezët u mbeten besnikë peizazheve nordike dhe do të zgjedhin të shkojnë në Norvegji. Ndërsa norvegjezët, në të kundërt, duan të ngrohtin dhe detin dhe do të kapërcejnë oqeanin për të shkuar në Australi.

Neozelandezët, holandezët, serbët e kroatët dëshirojnë të shkojnë në plazhet e Indonezisë, në Bali, mes sërfit dhe resorteve të mrekullueshme.

Ndërkohë njerëzit në Papua Guinea e Re dëshirojnë të vizitojnë Zelandën e Re, ndërsa banorët e Fijit i kanë hedhur sytë nga Japonia. Afrikanojugorët dëshirojnë të kalojnë disa ditë pushimesh në Tajlandë, kur kjo të jetë e mundur.

“Me fazat e ndryshme të izolimit në fuqi në shumë vende të botës, nuk është e çuditshme që shumë prej nesh dëshirojnë të rezervojnë diçka në avancë. Është e mrekullueshme të shohësh se destinacionet e prenotuara ndryshojnë nga vendi në vend” – tha drejtuesi kompanisë së udhëtimeve Kuoni, Dean Harvey, për Lonely Planet. /Monitor.al/

Burimi: Lonely Planet