Kompanitë e Patundshmërive: Kërkesat e çmimet në qiell, Durrësi e Shëngjini top destinacione

Kompania kosovare ACCESS Real Estate thotë se janë dyfishuar kërkesat për blerjen të patundshmërive nga kosovarët në Shqipëri. Më të preferuarat mbesin zonat bregdetare.

“Ka interes më shumë. Kur ka ndodh tërmeti, vetëm atëherë ka pasë rënie të kërkesës, pastaj ka shkuar duke u rritë, vitin e fundit interesimi është dyfish më i madh, zonat e preferuar janë Durrësi dhe Shëngjini”, u shprehen nga kjo kompani për iFront.

Kompania “Star RealEstate”, e cila operon në Shqipëri, ka treguar “menyn” me çmimet atje.

Reklama e sponzorizuar

“Vlora dhe Saranda janë më të shtrenjta. Shëngjin dhe Durrësi më të lira. Në Sarandë nuk gjen banesë nën 100 mijë euro, kurse në Durrës mund të gjesh me 70 -80 mijë euro”, thanë nga kjo kompani iFront.

Kostoja e ndërtimit u rrit pas ngritjes së çmimit të çimentos.