Ekonomia më e madhe e Europës ka mundësi të fillojë të rritet përsëri nga tetori ose nëntori, deklaroi sot ministri gjerman i ekonomisë Peter Altmaier.
Ekonomia gjermane është goditur nga pandemia e koronavirusit, me prodhimin ekonomik, i cili u tkurr me 2.2 për qind në tremujorin e parë të vitit, norma më e ulët që nga viti 2009.
Qeveria pret që ekonomia të tkurret me 6.3 për qind këtë vit, recesioni më i keq që nga Lufta e Dytë Botërore./Reuters