Euroja arrin vlerën më të lartë në katër muaj pas marrëveshjes së BE-së

Valuta e Bashkimit Evropian e ka arritur nivelin më të lartë të vlerës që nga pjesa e parë e marsit pasi vendet e bllokut arritën marrëveshje për një pako të madhe financiare, e cila do të përdoret për rimëkëmbje të ekonomisë së prekur nga pandemia.

Marrëveshja mes vendeve të BE-së është vlerësuar si sinjal i rëndësishëm i unitetit nga liderët shtetërorë dhe një bazë për rimëkëmbje ekonomike, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Pas rezultateve premtuese nga disa teste të vaksinave kundër Covid-19, edhe disa valuta të tjera shënuan rritje përballë dollarit amerikan.

Reklama e sponzorizuar

Vlera e euros u rrit për 0.2 për qind dhe u këmbye me 1.147 dollar, që është niveli më i lartë që nga data 9 mars. Ky forcim i valutës evropiane u ndikua edhe nga pritet e mëparshme për marrëveshje dhe zhvillimi i negociatave mes liderëve.

Analistët kanë thënë se ka pak informata të reja rreth marrëveshjes përfundimtare që euroja të rritet shumë menjëherë, ndonëse dihet ndarja mes granteve dhe huave.

Rritje të konsiderueshme të vlerës në këtë periudhë shënoi edhe dollari australian. Kjo rritje arriti në 0.8 për qind, që është më e larta që nga korriku i vitit të kaluar.