Fluks automjetesh drejt bregdetit shqiptar

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, në pikën kufitare në Morinë ka patur fluks automjetesh që i drejtohen bregdetit shqiptar.

Udhëtarët shprehen se nuk kanë frikë nga virusi, teksa numri i shtetasve kosovarë që janë futur në këtë pikë është 6,000.

Reklama e sponzorizuar

Policia Kufitare po punon me të gjitha kapacitetet dhe me procedura të përshpejtuara që udhëtarët mos të presin shumë në kolona.