Aktiviteti ekonomik ka filluar të rikuperohet nga nivelet shumë të ulëta që përjetoi dhe pasiguria mbetet e lartë, deklaroi Fondi Monetar Ndërkombëtar, në një dokument të përgatitur për G20-ën e ministrave të Financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore, që do të zhvillohet më 18 korrik.
FMN bën thirrje për “përpjekje kolektive të cilat janë thelbësore për t’i dhënë fund krizës financiare dhe për të filluar rritjen ekonomike”.
“Ne kemi hyrë në një fazë të re të krizës, një fazë që do të kërkojë gatishmëri dhe veprime të mëtejshme politike për të siguruar një rimëkëmbje të qëndrueshme dhe të përbashkët”, deklaroi kreu i FMN, Kristalina Georgieva.
”Aktiviteti ekonomik global ka filluar gradualisht të forcohet, por nuk jemi ende jashtë telasheve”, theksoi ajo./ata.