Gastronomët në prag të falimentimit

Shoqata e Gastronomisë së Kosovës kërkon përkrahjen e shtetit pasi që janë në prag falimentimit.

Në një konferencë për media, Petrit Kllokoqi, kryetar i shoqatës së Gastronomëve, i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës për ndihmë në mënyrë që mos të mbyllen 7 mijë biznese të këtij sektori për shkak të masave të qeverisë dhe mos subvencionimit në paga dhe qira.

“Sot nuk jemi mbledhë për të kthyer punën 100 përqind, por për atë që na takon. Për shumë vjet iu kemi përgjigjur shtetit duke paguar taksat. Andaj kërkojmë bashkëpunim dhe nëse vazhdojnë masat të ketë subvencionim në paga dhe për qira. Shpenzimet vazhdojnë, ndërsa të hyrat fare pak, pra jemi pranë falimentimit. Jemi për respektim të masave, por jo të pambështetur”.

Reklama e sponzorizuar

Ai në fund tha se 25 biznese veç janë mbyllë në këtë sektor.

Më 27 korrik gastronomet do të ndërmarrin një aksion simbolik para qeverisë për siç theksuan për të dorëzimin e çelësave të lokaleve, raporton KosovaPress përcjell Klan Kosova.