Gjermania përkrah me grante bizneset e vogla në Prishtinë

Komuna e Prishtinës është partnere me organizatën Help-Hilfe zur Selbsthilfe në Kosovë në projektin “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2019-2020”, i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Qeverisë Gjermane.

Nëpërmjet këtij projekti ofrohen pajisje në mënyrë që përfituesit të mund të fillojnë apo të zhvillojnë bizneset e tyre.

“Vlera mesatare e një granti, për një përfitues, është 2,000 euro, kombinuar me trajnime profesionale e mbikëqyrje për zhvillimin e tyre të qendrueshëm”, thuhet në njoftimin e komunës.

Reklama e sponzorizuar
Gjermania përkrah me grante bizneset e vogla në Prishtinë