Pas rreth tre muajsh në krye të diplomacisë kosovare, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, sot pritet të raportojë në Komisionin për Punë të Jashtme.
Haradinaj-Stublla kohë më parë ka pezulluar vendimin për kthim të disa diplomatëve, të nënshkruar nga ish-ministri Glauk Konjufca dhe pikërisht për këtë do të pyetet nga anëtarët e komisionit parlamentar.
Gjithashtu, ajo do të raportojë edhe për punën e deritashme në krye të Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë.