Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në mbledhjen e Qeverisë, ka kërkuar që të përfshihet plani i reagimit kombëtar, në luftimin e pandemisë COVID-19, i cili parasheh angazhimin e institucioneve qendrore dhe lokale.
“Unë kërkoj që të përfshihet plani i reagimit kombëtar i cili parasheh angazhimet e të gjitha institucioneve qendrore dhe lokale. Kërkohet përfshirja me furnizim me rrymë, ujë e deri tek institucionet financiare”, tha Hoti.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është marrë vendim që punëtorëve shëndetësorë që po përballen me pandeminë t’u ndahen shtesa nga 300 euro.