Hoti: S’ka dialog teknik

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk ka një dialog teknik mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se ka dialog vetëm për marrëveshje finale, për njohje reciproke e normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Nuk ka dialog teknik. Ka dialog vetëm për marrëveshje finale për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy vendeve”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.