420 mostra të marra nga QKUK-ja, spitalet e tjera të vendit dhe gjurmimi i rasteve të tjera në terren janë testuar në 24 orët e fundit në Laboratorin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Prej tyre pozitive për COVID-19 kanë rezultuar 181 mostra.
Sipas njoftimit të IKSHP-së, më së shumti raste të reja janë regjistruar në kryeqytet, përkatësisht 77 raste.
Pas Prishtinës, me numër më të madh të rasteve të reja renditen Gjilani, Peja, Mitrovica e Vushtrria.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 77 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna komuna Pejë 13 raste, Mitrovicë 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Viti 8 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Deçan 3 raste kurse nga 2 raste komunat: Ferizaj, Malishevë Obiliq, Prizren, Skenderaj, Suharekë dhe nga 1 rast Istog, Kaçanik dhe Kamenicë”, thuhet në njoftim.
IKSHP-ja ka njoftuar edhe për shërimin e 136 pacientëve.
Ndryshe, numri i rasteve të konfirmuara që nga 13 marsi ka arritur në 6 mijë e 467, me gjithsej 158 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.