Kuçi: Do ta takojë Kryetarin e Gjykatës së Apelit për t’i kërkuar zhbllokimin e llogarive të Telekomit

Ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi ka kërkuar që në Kuvend të Kosovës të krijohet një komision hetimor parlamentar për Telekomin, raporton Gazeta Express.

Kuçi tha se deri më tani nuk ka ndonjë informacion për takimin që pati sot kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

“Ende nuk kam ndonjë informatë, por di që protesta është ndalë edhe protestuesit ose sindikata ka pas takim me kryeministrin. Tash janë 2315 punëtorë që marrin paga. Kush e ka pru këtu nuk do ta diskutojnë, gjithçka çka ka ndodh ka një histori të gjatë”, thotë ai.

Reklama e sponzorizuar

Ministri i Ekonomisë thotë se Qeveria është gjetur para aktit të kryer në rastin e Telekomit.

“Sikur ju kam bërë të ditur edhe bordit të Telekomit që është dorëhequr. Ne jemi gjendur para aktit të kryer, na është dashur të mundohemi që llogaritë të mos bllokohen”, tha ai, derisa kërkoi që kjo cështje të hetohet edhe përmes komisionit hetimor.

“Jam në dijeni për hetimin parlamentar, mirëpo në përfundim të legjislaturës edhe ai komision ka marrë fund. Ju lus që ta aktivizoni një komision hetues për ta vazhduar punën”, shtoi ai.

Kuçi ka thënë se do të takohet përsëri me kryetarin e Gjykatës së Apelit, menaxhmentin e Dardafonit për të kërkuar nga ta që të zhbllokohen llogaritë.