Koronavirusi vijon përhapjen e frikshme në Shqipëri. Burie për “BalkanWeb” bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 15 persona në Durrës.
Të njëjtat burime raportojnë se nga 15 të infektuarit një është qytetar nga Kosova, që kishte ardhur me pushime në Golem.
Ndërkohë, 4 të tjerë janë raste të kontakteve që kanë rezultuar pozitivë më herët. Ndërsa 10 raste të tjera janë akoma nën hetim/BW.